BAS Tuti Fruti gjendet në zemër të Ballkanit në kryeqytetin e R.
së Maqedonisë – Shkup me sipërfaqe prej 15.000m2 dhe mbulim prej
7.500 m2 dhe zë një vend të rëndësishëm midis liderëve rajonalë
për prodhimin e ambalazhit PET (Polyethylene therephthalate) për mbushje me ujë, lëngje,
pije me gaz dhe pa gaz, birrë dhe verë si dhe për paketim të preparateve kimike.
Ekipi menaxhues nga themelimi i saj synon të arrijë sukses në korniza
botërore nëpërmjet investimit në teknologjinë bashkëkohore për prodhimin
dhe kontroll si dhe realizimin e praktikës së mirë prodhuese.
Kompania është krenare për personelin e vet të entuziastëve të rinj,
të cilët janë vazhdimisht në korent me arritjet më të reja në botën e
ambalazheve plastike dhe zbatimin e tyre.
Kompania posedon:
- Objekt për prodhim i cili është i ndarë në dy reparte
Reparti 1- për prodhim të PET paraformave (Injection Molding),
Reparti 2 – për fryrjen e paraformave dhe formimin e shisheve (Blow Molding), - laborator personal për kontroll të cilësisë,
- magazina të përshtatura si duhet për lëndën e parë dhe prodhimin e gatshëm,
- mjete transporti personale.
BAS Tuti Fruti e ndjek suksesin e blerësve dhe në interes të dyanshëm
e zmadhon vazhdimisht asortimentin e kallëpëve për paraforma dhe shishe.
Një prej faktorëve kryesorë për fitim të 90% të tregut në RM dhe zgjerimin në tregun e Kosovës,
Shqipërisë, Serbisë dhe Greqisë është asortimenti i gjerë i
prodhimeve të cilat i kemi në dispozicion. Paraformat (15,5 g ÷ 163 g)
me mbështjellja specifike (neck finish) dhe spektri i ngjyrave sipas
kërkesë së blerësve si dhe shishet me vëllim (0,3 L - 10 L) dhe dizajn të ndryshëm.
Bas Tuti Fruti punon në përputhje me:
"COMMISSION REGULATION (EU) No 10/2011of 14 January 2011 on plastic materials
and articles intended to come into contact with food"
Siguria e garantuar e vërtetuar me analiza në institute
të jashtme me renome dhe prodhimet cilësore të vërtetuara
nga kënaqësia e blerësve tanë janë shenja jonë prej 20 vjetësh.
Prodhimet cilësore dhe të sigurta, zbatimi i praktikës dhe
shërbimit të tërësishëm që ofron BAS Tuti Fruti i përmbush kriteret e
British Retail Consortium with Institute of Packaging dhe
PepsiCo kriteret për furnizues me PET ambalazh për pije.
Historia
BAS Tuti Fruti është themeluar në vitin 1992 duke filluar si biznes
familjar për prodhimin dhe mbushjen e lëngjeve. Shumë shpejt kompania
për nevojat e veta në industrinë e lëngjeve ka blerë fryrëse për fryrjen e paraformave PET.
Ky është hapi i parë drejt asaj që është sot BAS Tuti Fruti.
Duke ndjekur nevojat e tregut të Maqedonisë kompania e ka ridrejtuar
veprimtarinë e vet nga prodhues i lëngjeve në prodhues të ambalazhit plastik kryesisht për pije.
Në vitin 1997 kompania e ka zgjeruar veprimtarinë e vet në prodhues
të paraformave PET dhe shisheve dhe për një kohë të shkurtër
gjendet në listën e kompanive më të suksesshme në R: Maqedoninë.
Vizioni
PERFEKSIONI NUK KA LIMITE
Edhe Vizioni ynë nuk njeh kufij.
Me hap të madh ecim drejt sfidave të reja duke mos harruar
vlerat morale të respektimit dhe kujdesit për të punësuarit,
për blerësit dhe mjedisin ku jetojmë.